Mergata News
Lajme

Lajmi i fundit: Vjedhje edhe në AUV, merret arka 300-kilogramëshe

lajmi-i-fundit:-vjedhje-edhe-ne-auv,-merret-arka-300-kilogrameshe

Vjedhje edhe në AUV, merret arka 300-kilogramëshe.

Në ditën e njëjtë kur është zbuluar skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës.

Burime të KOHË-s njoftojnë se një vjedhje ka ndodhur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ku është marrë arka me peshë 300 kg.

“Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës. Rasti është hapur në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka thënë burimi i KOHËS.

Burimi ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje dhe ende nuk ka shumë informata lidhur me këtë rast.

Nga AUV-i nuk janë përgjigjur për këtë rast.

TË NGJAJSHME

Mozzik e Loredana kapen sërish bashkë, kësaj here vërehet ky detaj

mergata.eu

Vazhdon polemika, Haradinaj ia rikujton Hotit reagimin e Gjermanisë për shuarjen e Task-Forcës

mergata.eu

Bosch i reagon Lajçakut: Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën

mergata.eu