Mergata News
Kronika

Lajmi i fundit: Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen gjashtë persona

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen gjashtë persona.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë. Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur gjashtë persona

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident, kanë pësuar lëndime trupore 6 persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.

TË NGJAJSHME

Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në Ferizaj, disa persona të lënduar

mergata.eu

20 vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

mergata.eu

E dhimbshme: Babai aksidentalisht shkel djalin e tij 5 vjeçar me traktor

mergata.eu