fbpx
Mergata News
Lajme

Lajm i mirë: Marrin fund pritjet e gjata të qytetarëve për letërnjoftime dhe pasaporta

Që nga muaji gusht, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta, pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka siguruar materialet e nevojshme.Pas katër muajve, sot MPB-ja ka arritur të sígurojë materilaët për për të prodhuar këto dy dokumente.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë e Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri.

“Jemi furnízuar me material për letërnjoftim. Ka materiale të bollshme dhe të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot, do të mund të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”, tha Qarripër Lajmi.net.Deri më tani të vetmit që kanë mundur të marrin këtë dokumente janë ata që kanë paguar 50 respektivisht 100 euro për procedurë të shpejtë. Shteti nga kjo ka përfituar rreth 1 milionë e gjysmë euro,Ministria e Punëve të Brendshme ishte arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk kishte arritur që t’i kryejë me kohë proc edurat për këtë furnizim.

Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, e kishte fituar kompania e njëjtë që ka bërë furnízimin deri më tash. Ka disa vjet që furníz imi me letërnjoftim e bënë kompania gjermane “Veridos”.

TË NGJAJSHME

Vjosa Osmani: Kontrata për homologimin ka skaduar, Devollët nuk mund ta paditin shtetin

mergata.eu

Regjistrohen 17 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë në Kosovë

mergata.eu

Detaje nga policia rreth vdekjes së 39-vjeçarit që e zuri lisi

mergata.eu