Mergata News
Lajme

Lajçak pas takimit me Kisnettin, thotë se BE-ja dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor

lajcak-pas-takimit-me-kisnettin,-thote-se-be-ja-dhe-shba-ja-ndajne-te-njejtat-interesa-ne-ballkanin-perendimor

Lajçaku takohet me Kosnettin, thotë se BE-ja dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar dje edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë interesa të njëjta për Ballkanin Perëndimor.

“Pata një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë evropiane të vërtetë dhe të prekshme”, ka shkruar Lajçak.

TË NGJAJSHME

ZVICRA merr vendimin e ri për shkollat, Ja detajet…

mergata.eu

Kur pritet të bie borë në Kosovë?- Flet Sylë Tahirsylaj!

mergata.eu

Eksluzive: Hashim Thaçi javën e ardhshme kthehet në Kosovë

mergata.eu