fbpx
Mergata News
Lajme

Ky objekt synohet të shndërrohet në spital për COVID-19

ky-objekt-synohet-te-shnderrohet-ne-spital-per-covid-19

Ky objekt në kryeqytet do të shndërrohet në spital për COVID-19.

Objekti që duhej të shërbente si Klinikë Emergjente në QKUK pritet të shndërrohet në spital COVID. Kjo klinikë nisi së ndërtuari më 2016 dhe duhej të lëshohej në funksion në afat prej tre vitesh. Edhe pse jemi në vitin 2020 në këtë objekt janë kryer vetëm punimet e vrazhda dhe destinimi i këtij objekti pritet të ndryshojë përkohësisht.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është përzgjedhur projektuesi dhe punimet do të llojnë së shpejti në mënyrë që në këtë objekt të trajtohen të gjithë pacientët me COVID-19 në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se ky objekt ka qenë më i përshtatshmi për t’u përgatitur për spitalin COVID.

Zemaj thotë se pas përfundimit të pandemisë ky spital do të kthehet për shfrytëzim si Klinikë Emergjente.

“Kjo situatë e qetë pandemike na ka krijuar mundësi të përgatitjeve të reja për çfarëdo faze apo situate, nëse eventualisht kemi përkeqësim të situatës epidemiologjike në këtë aspekt që nga fillimi i pandemisë është tentuar të bëhet zgjerimi i kapaciteteve spitalore, nuk ka pasur ndonjë rast konkret përpos kërkesave dhe hulumtimit të objekteve apo ndërtimit të objektit të ri.

Jemi në fazën e cila ka përfunduar projektimi i emergjencës dhe menjëherë gjatë javëve do iniciohet që ky objekt të shndërrohet në spital COVID. Hapat janë të shpejtë, dinamikë dhe konkret. Kemi siguruar edhe një pjesë buxhetore dhe shumë shpejt besoj që do t’i futemi realizimit të këtij projekti, i cili neve na siguron që të kemi një lloj komoditeti të trajtimit të rasteve COVID nëse përkeqësohet gjendja. Mbi të gjitha ajo që është edhe arsyeja pse kemi zgjedhur këtë projekt është sepse i kthehet destinimit për çka edhe është nisur në emergjencë në QKUK”, tha Zemaj.

TË NGJAJSHME

Një veturë rrotullohet në Prishtinë, ka të lënduar

mergata.eu

Hoti tha se shumë shpejtet do të ketë rritje page për ministrat dhe deputet.

mergata.eu

Engel i reagon Trumpit: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, e jo ju

mergata.eu