fbpx
Mergata News
Lajme

Kush ia dorëzoi 4.5 milion dollarë Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit? Ja pse Kadri Veseli ishte futur në Kosovë para…

Publicisti dhe ish bashkëpunëtori i Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë një artikull të gazetarit të NYT, në të cilin flitet për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ai ka shkruar se Ahmet Krasniqi ia kishte dorëzuar 4.5 milion dollarë Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit.

“Nga të gjitha këto pika të këtij shkrimi/raporti investigativ të NYT, është pika 36 ku flitet qartë se autoritet shqiptare e kishin likuiduar Ahmet Krasniqin, pasi ky ia kishte dorëzuar Thaçit dhe Xhavit Halitit 4.5 milion dollarë! Sipas informacioneve të mia, Ahmet Krasniqi, personalisht kishte shkuar në Dardania Bank, i shoqëruar me shefin e Sigurimit të FARK-ut, Hilmi Nebihin, i kishte tërhequr dollarët dhe bashkë ua kishin dorëzuar të lartëpërmendurëve. Nga kjo del se Anton Quni kishte pasur të drejtë kur i kishte thënë në sy Xhavit Halitit, në Kuvendin e Kosovës, për këtë, ta quaj, transaksion”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kush ia dorëzoi Thaçit e Halitit 4.5 milionë $?

Në këtë pjesë të këtij shkrimi/raporti, të gazetarit të NYT, krahasuar me situatën e tanishme dhe rrjedhjen e ngjarjeve, është interesant të theksohet se ende askund nuk përmendet Kadri Veseli as SHIK (i Kosovës). Fatos Klosi ka luajtur me mjeshtëri për të kamufluar të dy shërbimet me emër të njëjtë-SHIK. Për formimin e SHK – Kosovës, Fatos Klosi e kishte angazhuar Shaban Brahen, ish-sigirums i Sigurimit të Enver Hoxhes, derisa ushtrimet anëtarët e agjencisë inteligjente të quajtur SHIK, i kishin kryer në Francë. Në fakt, nëse më herët kishte ekzistuar G2, si shërbim sekret i UÇK-së, kur është shkruar ky shkrim/raport, jemi në qershor të vitit 1999, Thaçi tashmë kishte mbërri në Kosovë me helikopter ushtarak amerikan dhe ishte Kadri Veseli që e kishte pritur me një grumbull fëmijësh, SHIK do t’i shërbej vetëm PDK-së. Prandaj, Veseli ishte futur në Kosovë para Thaçit për t’ia përgatitur terrenin.

Bjen në sy që, në këtë pjesë të shkrimit të NYT, Azem Syla dhe Xhavit Haliti paraqiten me pozita më të larta të Thaçit. Madje, Azem Syla ishte edhe komandant i SHP të UÇK-së. Shtrohet pyetja, si është e mundur që Drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK-së (Thaçi) është arrestuar bashkë me zëdhënësin, dhe sipas Naim Malokut, ZV.Komandanti i UÇK-së, Jakup Krasniqi janë të arrestuar e Komandanti i tyre Azem Syla është në liri!? Pastaj, Xhavit Haliti, të cilin edhe komandanti i garnizonit të Kukësit, gjeneral Kudusi Lame, e dinte për zot, nuk është arrestuar nga GjS.

Nga të gjitha këto pika të këtij shkrimi/raporti investigativ të NYT, është pika 36 ku flitet qartë se autoritet shqiptare e kishin likuiduar Ahmet Krasniqin, pasi ky ia kishte dorëzuar Thaçit dhe Xhavit Halitit 4.5 milion dollarë! Sipas informacioneve të mia, Ahmet Krasniqi, personalisht kishte shkuar në Dardania Bank, i shoqëruar me shefin e Sigurimit të FARK-ut, Hilmi Nebihin, i kishte tërhequr dollarët dhe bashkë ua kishin dorëzuar të lartëpërmendurëve. Nga kjo del se Anton Quni kishte pasur të drejtë kur i kishte thënë në sy Xhavit Halitit, në Kuvendin e Kosovës, për këtë, ta quaj, transaksion.

Më vonë do të mësojmë diçka ose pikën kyçe pse Marrëveshja e Osllos nuk ishte realizuar. Gjithçka tjetër është spekulim ose e dorës së dytë.

SK

TË NGJAJSHME

Gent Cakajbisedon me ministrin francez për Evropën për dialogun Kosovë-Serbi

mergata.eu

Engel i reagon Trumpit: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, e jo ju

mergata.eu

“Demokracia Studentore” insiston se Isa Mustafa mori pagë nga UP pa shkuar fare, prezanton fakte

mergata.eu