Mergata News
Lajme

Kusari-Lila kritikon Qeverinë: Për 130 ditë s’po mund ta kaloni një projektligj

kusari-lila-kritikon-qeverine:-per-130-dite-s’po-mund-ta-kaloni-nje-projektligj

Mimoza Kusari-Lila nuk po i kursen kritikat ndaj qeverisë Hoti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se e vetmja konsistencë e Qeverisë Hoti, është moskonsistenca.

Ajo ka thënë se qeveria aktuale e ka të humbur konceptin e qeverisjes e ka të humbur, njofton Klan Kosova.

“130 ditë jemi këtu nuk jeni në gjendje ta kaloni një projektligj që mund të quhet çdo gjë përveç Projektligj i Rimëkëmbjes Ekonomike. Për çka jeni? Për t’i zënë karriget, e keni vendos një standard të ri. Në qeverinë tuaj ka ndodh që zëvendëskryeministrat të shtyhen se kush po ulet më afër kryeministrit”, është shprehur ajo.

“Kjo ka ndodhur edhe në kuvend. Karriga është e rëndësishme për ju. Veç për karrige. Kjo është 133 ditëshi i Qeverisë Hoti ku nuk merren përgjegjësitë. Partnerët e koalicionit publikisht e shantazhojnë njëri-tjetrin”.

“44 e sa ditë keni bërë diskutime për postin e presidentin me LVV, gati intensive. Posti i Presidentit institim. Brenda 48 orëve e keni arrit marrëveshjen me AAK-në dhe Nisma-n. Dy prej shkronjave të PAN – A dhe N. Lehtë është të bëhet pazar me pazarxhinjtë”.

Kusari Lila ka thënë se kjo Qeveri krejt çfarë mund të bëjë është që qytetarëve t’ua kthej legjitimitetin.

“Pallavrat e Akademisë mos i shitni me neve këtu, me Serbinë po jeni të qetë atje”.

TË NGJAJSHME

Nga AAK thonë se Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

mergata.eu

Asnjë i vdekur e 56 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

mergata.eu

Aksident trafiku mes tri veturave në Pejë, pesë persona të lënduar

mergata.eu