Mergata News
Mergata

Kurti takohet me mjekët shqiptarë në Zvicër

kurti-takohet-me-mjeket-shqiptare-ne-zvicer

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Zvicër, derisa është takuar me mjekët shqiptarë në Aargau. Pjesë e takimit ka qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili është inkuadruar virtualisht.

“Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia”, njofton Kurti, përcjell albinfo.ch.

Ish-kryeministri i Kosovës ka dhënë detaje tjera. “Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur”, shtoi tutje Kurti.

“Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës”, përfundoi Albin Kurti.

The post Kurti takohet me mjekët shqiptarë në Zvicër appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Mbi 3,500 të infektuar brenda 24 orësh në Austri

mergata.eu

Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, të nominuar për çmime nga Music Awards 2020

mergata.eu

Një kujtim për Xhelën e Grashticës

mergata.eu