fbpx
Mergata News
Mergata

Kryetari i FC Tetova Basel reagon për ngjarjet e fundit

kryetari-i-fc-tetova-basel-reagon-per-ngjarjet-e-fundit

Deklaratë publike: FAQEBARDHË! DREJTËSIA ndoshta VONON, POR NUK HARRON

Futbolli përcjell vlera themelore që janë thelbësore për një bashkëjetesë të mirëfilltë, tolerante dhe të drejtë dhe na mëson të trajtojmë njëri-tjetrin me mirësjellje dhe respekt.

Ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm atë që ndodhi në fushën sportive Rankhof në Basel fundjavën e kaluar. Kjo nuk ka asnjë lidhje me sportin tonë në përgjithësi, apo me mbështetjen e një ekipi.

Federata e Futbollit në Zvicrën Veriperëndimore tani ka vendosur bazuar në faktet se pasojat do të barten vetëm nga FC Eritrea (SC Basel Nord). Ky vendim nuk na befasoi aspak, pasi nuk kemi qenë fajtorë për asgjë.

FC Tetova Basel ishte viktimë e një incidenti dashakeqës dhe të pa presedent nga “Tifozët” e FC Eritrea Basel ku përveç dhunës që u ushtrua mbi Lojtarët tanë u bë edhe një dhunë e pistë mediatike nga disa gazeta vendore dhe shumë të ashtuquajtuara Portale shqipfojlse.

Artikujt e ndryshëm të gazetave, duke përfshirë në www.blick.ch, www.20min.ch dhe në media të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe njëllosje të imazhit tonë, pavarësisht se ishim dhe jemi të pafajëjshëm.

Ne si fitues dy herë të çmimit Fairplay, dënojmë dhunën në termat më të forta të mundshme. FC Tetova Basel është më shumë sesa një ekip futbolli. Parimi ynë udhëzues është: “Ne integrohemi përmes futbollit – ne ndihmojmë përmes futbollit”.

I dashur Blick, 20min dhe psedo portale të lajmeve nga Maqedonia e Veriut: JO, ne nuk jemi të tillë!

FC Tetova Basel nuk është një klub që adhmiron dhunën. Ne jemi një klub i vogël, por mirë-organizuar me integritet dhe respekt.

Ku ishit ju, kur ne kishim sukses, kur ne përkrahnim shoqërinë, kur ndimonim të nevojshmit, ku ishit ju atëherë?

  • Në vitin 2019 ne kemi organizuar dhe sponsorizuar në bashkpunim me Xhaminë një prishje të agjërimit, ku morën pjesë rreth 300 qytetarë nga Basel-i dhe rethina.
  • Kur ne u ngritëm për Shqipërinë tonë kur u shkatërrua nga tërmeti nëntorin e kaluar. Ku përvec mjeteve financiare ne dërguam bashk me komunitetin e këtushëm nje kamion me ndima, ushqim, medikamente etj.
  • Kur ne në fillim të krizës së COVID, dhuruam mbi 1000 maska mbrojtëse, doreza dhe Overalls në institucione të ndryshme shëndetësore të Bazelit nder ta dhe Departamentit së shëndetit Basel-Stadt

Ne i kemi bërë të gjitha këta me dhëshirë për shoqërinë dhe rrethin tonë përfshi dhe atëdheun dhe të lidhemi me një ngjarje kaq negative në gazetat apo portalet tuaja nuk ështe e drejtë dhe po shkatërron të gjitha përpjekjet tona.

Dhuna dhe racizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë apo në sport!

Siç u përmend në fillim, mbështetja e tifozëve dhe sponsorëve tanë është shumë e rëndësishme për ne. Të dyja janë një pjesë integrale e jetës sonë aktive të klubit tonë. Sidoqoftë, ata që besojnë se mund të abuzojnë me futboll si fazë për sjellje jo-sportive nuk kanë vend në FC Tetova Basel!

Patshmi sukses në ndeshjet e ardhshme.

Besojmë Kuq e Zi!

Të fala sportive në emër të Kryesisë

Fatmir Osmani

Kryetar

The post Kryetari i FC Tetova Basel reagon për ngjarjet e fundit appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Konsensus kombëtar për bisedimet me Serbinë

mergata.eu

Koreografja shqiptare, Ermira Goro, në Operën Kombëtare Greke

mergata.eu

Nga dita e martë, Austria nën izolimin e valës së dytë të Covid -19

mergata.eu