Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti thotë se nuk i nënshtrohem presioneve: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

kryeministri-hoti-thote-se-nuk-i-nenshtrohem-presioneve:-asociacioni-nuk-do-te-kete-kompetenca-ekzekutive

Hoti ka thënë se nuk i nënshtrohet presioneve dhe se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë e ka përsëritur qëndrimin se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë për media pak kohë pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Hoti ka thënë se asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, marrëveshjen e parimeve e vitit 2015 por edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

“E kemi mbështetjen dhe garancionin e partnerëve tanë se ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kur kemi hyrë në proces të dialogut që e kemi hequr nga tavolina idenë e shkëmbimit të territoreve dhe e dyta që nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit, që nënkupton nuk ka acoacion me kompetenca ekzekutive”, tha Hoti.

Ai është shprehur se nuk i nënshtrohet asnjë presioni.

“Nuk kam ndërruar mendje, gjithmonë e kam pasur këtë qëndrim nuk i nënshtrohem presioneve. Jam për ta kryer detyrën time në përputhje me interesat e vendit dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai.

TË NGJAJSHME

Ibrahim Kelmendi publikon fakte “trondí tese“ për Rexhep Selimin

mergata.eu

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

mergata.eu

I dashuri i saj kthehet në Kosovë, Adriana nuk përmbahet në reagimin e saj

mergata.eu