fbpx
Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga SHBA

kryeministri-hoti-priti-ne-takim-njoftues-atasheun-e-ri-ushtarak-nga-shba

Hoti priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga SHBA.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë.

Në anën tjetër, Koloneli Rose, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok.

TË NGJAJSHME

Vdes nga koronavirusi një qytetar nga Deçani

mergata.eu

LAJMI FUNDIT: Kjo çka kërkoi Avokati Thaçit nga Gjykata Speciale do ju befason!

mergata.eu

Ministrja Bajrami pas vjedhjes së 2 milionëve: Kam menduar dorëheqjen

mergata.eu