fbpx
Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti paralajmëron masa më rigoroze pas rasteve të reja me koronavirus

kryeministri-hoti-paralajmeron-masa-me-rigoroze-pas-rasteve-te-reja-me-koronavirus

Një i vdekur e 80 raste të reja me Covid-19, Hoti paralajmëron masa më rigoroze.

1 i vdekur dhe 80 raste të reja u shënuan të mërkurën si pasojë e Covid 19.

Edhe një rast i vdekjes i është shtuar numrit total të të vdekurve si pasojë e Covid 19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, janë edhe 80 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona, kurse 55 janë shëruar.

Kështu thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Trendi i rritjes së numrave të personave të infektuar ditëve të fundit, ka bërë që kryeministri Avdullah Hoti, të mërkurën pasdite të mbledh krerët e institucioneve që janë të përfshira direkt në luftën kundër përhapjes së Covid 19.

Këtu kreu i ekzekutivit, paralajmëroi se vendi mund të shkojë në mbyllje totale.

Që pritet shtim i numrit të personave që rezultojnë pozitiv me Covid 19, e tha edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, gjatë pranimit të një donacioni prej 100 testesh molekulare.

Edhe nëpër spitalet e Kosovës, që trajtojnë pacientë me Covid 19, ditëve të fundit është shtuar numri i personave që kanë kërkuar trajtim.

Kreu i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se të mërkurën janë 194 pacientë të shtrirë në klinikat në kuadër të SHSKUK-së, përfshirë edhe spitalet regjionale.

TË NGJAJSHME

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Prishtinë, reagon KMDLNJ

mergata.eu

Profesori amerikan i del në mbrojtje ambasadorit Gashi: Kosova të mos bie në grackën e ekstremistëve

mergata.eu

Tornado godet bregdetin e Shqipërisë, regjistrohen pamjet spektakolare

mergata.eu