Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti nis raportimin për 100 ditëshin e qeverisjes

kryeministri-hoti-nis-raportimin-per-100-diteshin-e-qeverisjes

Hoti nis raportimin për 100 ditëshin e qeverisjes.

Ka nisur seanca e Kuvendit në të cilën është duke raportuar kryeministri, Avdullah Hoti, për 100 ditëshin e Qeverisë së tij.

Në sallë janë 65 deputetë, transmeton KOHA. Kjo seancë është thirrur nga Vetëvendosje.

Gjatë raportimit të punës 100 ditore të Qeverisë, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, foli ndër të tjerash për masat që kanë ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë.

“Më lejoni të prezantoj para jush punën tonë, gjatë kësaj periudhe ne kemi ndarë fatin me gjithë botën në përballje me pandeminë, me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë sfidë, stafin mjekësor, stafin mbështetës për angazhimin disa mujor, falënderoj stafin policor, zyrtar të nivelit qendror e lokal, të bizneseve publike e private. Në këto 100 ditë të qeverisjes vlerësoj që kemi punuar shumë në parimet kryesore, në mbrojtjen e lirisë qytetare, të rendit demokratik dhe lirisë së shprehur pa qenë të linquar, kemi kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve dhe kemi vendosur miqësi të ndërtuara me dekada, të cilat ishin dëmtuar”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se prioritetet tona kanë qenë lufta kundër pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative veçmas krimit të organizuar dhe korrupsionit.

TË NGJAJSHME

Çka e ka Albini – Glaukun? Kurti jep një shpjegim të çuditshëm

mergata.eu

LAJMI I FUNDIT – Paralajmron Armend Zemaj nga kjo dite do kthehemi ne karantine me masa te ashpra

mergata.eu

Policia gjobiti afro 1 mijë e 800 qytetarë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

mergata.eu