fbpx
Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti në një lokal të Prishtinës që jep shembull për respektim të masave anti-Covid, Selmanaj ia mbanë sendviqin

kryeministri-hoti-ne-nje-lokal-te-prishtines-qe-jep-shembull-per-respektim-te-masave-anti-covid,-selmanaj-ia-mbane-sendviqin

Hoti në një lokal të Prishtinës që jep shembull për respektim të masave anti-Covid, Selmanaj ia mbanë sendviqin.

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka njoftuar se bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, kanë vizituar nja nga baret e Prishtinës, që sipas tij është shembull për respektimin e masave kundër koronavirusit.

Duke thënë se nga sot ka nisur edhe vala e dytë e pandemisë, kreu i Qeverisë thotë se gastronomia mbetet një një nga sektorët që kërkon më shumë vemendje.

Ndërsa, në një nga fotografitë e publikuara shihet zv/kryeminstri Driton Selmanaj, duke mbajtur në duar një sendviq, ushqim ky që e merr kryeministri në punë, për të cilin pati shumë komente.

Ky është postimi i Hotit:

gastroshembull

Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.

Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.

TË NGJAJSHME

Lajm i rëndësishëm për Mërgimtarë Ja si mund ta merrni PASAPORTËN GJERMANE

mergata.eu

Sot pasdite përballen Hoti e Vuçiq, Lajçak pjesë e takimit

mergata.eu

LAJM I MADH Nga Biden, Bëhuni gati, Po i vjen fundi pandemisë!

mergata.eu