Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti ndalon përdorimin e pajisjeve 5G

kryeministri-hoti-ndalon-perdorimin-e-pajisjeve-5g

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, se nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm.

Kjo u bë e ditur pas një takimit që pati Hoti me përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Ja postimi:

Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit.

Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre.

Sot kam pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

TË NGJAJSHME

U bë nënë para dy ditësh, por kush e përloti sot nusen e Goldit

mergata.eu

Rritja e rasteve me koronavirus, Infektiva mbushet me pacientë

mergata.eu

Shtatë persona të lënduar pas një përleshje fizike në Viti, njëri përfundon në QKUK

mergata.eu