Mergata News
Lajme

Kryeministri Hoti i drejtohet Kusarit: Ti sa herë i ndërron karriget, i ndërron pozicionet

kryeministri-hoti-i-drejtohet-kusarit:-ti-sa-here-i-nderron-karriget,-i-nderron-pozicionet

Hoti i ka thënë Mimoza Kusarit se ti sa herë i ndërron karriget, i ndërron pozicionet.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit është përplasur me deputeten Mimoza Kusari – Lila.

Hoti dhe Kusari janë fjalosur për çështjen e minishengenit.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka akuzuar kryeministrin Hoti për ndërrim të qëndrimeve për këtë çështje.

“Nga takimi i parë në Novisad e pastaj në Ohër, e është ftuar Kosova edhe në Ohër, ju e keni kundërshtuar me ngulm, çka ka ndryshu në këtë proces? Me intereson cila do të jetë qasja e Kosovës kur qëndrimet tuaja kanë ndryshu, në përmbajtje, cila është garanca”, ka pyetur deputetja.

Kësaj deklarate të saj i është përgjigjur kryeministri Avdullah Hoti. Kreu i Qeverisë ka thënë se është deputetja Mimoza Kusari ajo që ndërron qëndrimet.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar, jemi zotuar që të marrim pjesë në këtë nismë për hartimin e marrëveshjes, si do të duket ajo varet nga negociatat në mes të vendeve. Sa i përket doganës është e rregulluar me ligjet e Kosovës. Kemi pas plot debate për këtë çështje, disa herë, për minishengenin nuk ka marrëveshje, as në mesin e atyre tre vendeve që e kanë negociu, do të diskutojmë për të çuar përpara këtë nismë, Kosova do të marrë pjesë vetëm si palë e barabartë.

Nuk ka asgjë të cilës ne po i bashkohemi, po negociojmë një marrëveshje për lëvizje të lirë, me Kosovën si shtet i barabartë, unë nuk i ndërroj pozicionet ti e di mirë këtë, por ti sa herë i ndërron ulëset i ndërron pozicionet”, ka thënë kryeministri.

TË NGJAJSHME

Aksident trafiku, përfshihen tri vetura

mergata.eu

PDK mohon se i arrestuari për vjedhjen e 2 milionë eurove është anëtar i kësaj partie

mergata.eu

Dyshohet se mori pjesë në vjedhjen e 2 milionëshit, ky është dënimi që e pret zyrtarin

mergata.eu