Mergata News
Mergata

Kosovari dënohet me 56 muaj burg, për tentimvrasje me thikë

kosovari-denohet-me-56-muaj-burg,-per-tentimvrasje-me-thike

Autori i një sulmi me thikë të kryer në qendër të Frankfurtit, një 20-vjeçar me prejardhje kosovare është dënuar nga Gjykata e Landit e Frankfurtit me katër vjet e tetë muaj burg, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Gjykatësit në procesin e zhvilluar të hënën kanë konstatuar se ai kishte bërë tentim vrasjeje, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar u dënua me nëntë muaj dënim me kusht për  shkaktim të lëndimeve të rrezikshme fizike.

Për arsye të panjohura, në mes të vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare kishte shpërthyer një përleshje fizike në një natë maji të vitit të kaluar në Konstablerwache.

Megjithëse viktima tashmë ishte dorëzuar, 20-vjeçari, shtetas gjerman me origjinë kosovare kishte nxjerrë një thikë dhe te ka goditur tetë herë kundërshtarin në pjesën e sipërme të trupit.

Njeriut të plagosur rëndë iu desh të qëndronte në spital për dhjetë ditë. Përveç pasojave të rënda që ka shkaktuar sulmi i 20 vjeçarit, edhe fakti se ai tashmë kishte disa dënime të mëparshme u vlerësua nga gjyqtarët si rrethanë rënduese.

Vetëm një ditë pas krimit, ai duhet të mbaronte mbajtjen e një dënimi me burg për të mitur, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, gjykata nuk mundi të provonte se vëllai i tij kishte njohuri për thikën që kishte përdorur 20 vjeçari.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.

The post Kosovari dënohet me 56 muaj burg, për tentimvrasje me thikë appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Trajnim falas për përdorimin e platformës “Zoom” për mësuesit e diasporës

mergata.eu

Ka ngufatur dy pacientë, 10 vjet dëbim për kosovaren e sëmurë psikikisht

mergata.eu

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho renditet e para në Gramaphone

mergata.eu