fbpx
Mergata News
Opinione

Kosova U21 ‘dorëzohet’ ndaj Austrisë U21

kosova-u21-‘dorezohet’-ndaj-austrise-u21

Kosova U21 dorëzohet në fund ndaj Austrisë U21, humbin shpresat për kualifikim.

Kosova U21 ka zbehur gjasat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Në kuadër të grupit 3 për kualifikueset drejt Kampionatit Evropian, Kosova U21 është mposhtur 0:1 nga Austria U21.

Kombëtarja e drejtuar nga Rafet Prekazi ishte me shumë fat në këtë ndeshje, pasi austriakët patën disa mundësi të pastra për gol dhe rezultati mund të ishte më i thellë.

Fati i takimit të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ u vulos në minutën e 85’, kur rrjetën gjeti Grull.

Me këtë gol, Austria U21 merr tri pikët dhe shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Kosova mbetet me gjashtë pikë.

Ndeshja e radhës për djelmoshat e U21 do të jetë kundër Andorrës.

TË NGJAJSHME

Hadergjonaj: Do të rikthehemi më të fortë

mergata.eu

Frikë nga sulme të tjera, Policia u kërkon qytetarëve të mbyllen

mergata.eu

Merkel: Gjermania është afër humbjes së kontrollit ndaj koronavirusit

mergata.eu