fbpx
Mergata News
Lajme

Kosova kështu e uron Turqinë për Ditën e Republikë

kosova-keshtu-e-uron-turqine-per-diten-e-republike

Kosova uron Turqinë për Ditën e Republikës.

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla sot në emër të Republikës së Kosovës ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit dhe institucioneve të Turqisë theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Republikën e Turqisë.

Shefja e diplomacisë në urimin e saj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Turqisë më 18 shkurt të vitit 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike midis të dyja vendeve.

TË NGJAJSHME

Kjo është 13 vjeçarja që vd îq pas godí tjes nga vetura (FOTO)

mergata.eu

Nuk e keni parë moti kohë? Fotot fundit të Shkurte Gashit djegin rrjetin (FOTO)

mergata.eu

Hoxhaj: Vetëvendosje e ka frikë qeverisjen, nuk kanë njerëz e as dije për të qeverisur

admin