Mergata News
Lajme

Kosnett: Do të punojmë bashkë me BE-në për njohje reciproke Kosovë-Serbi

kosnett:-do-te-punojme-bashke-me-be-ne-per-njohje-reciproke-kosove-serbi

Ambasadori amerikan: Do të punojmë bashkë me BE-në për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter thekson se do të punojnë me BE-në në mënyrë që të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklaratë Kosnett e ka dhënë pas takimit me Miroslav Lajçak.

“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashketa, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, ka shkruar Kosnett.

TË NGJAJSHME

Tomë Gashi jep detaje për Etem Arifin, ja në favor të kujt duhet me vendos Gjykata Kushtetuese ‘pa marrë parasysh kush hidhërohet kush humbë’

admin

Kujt po i dërgon Hoti porosi për shuarjen e Taskë Forcës? “Do iu shkojmë gjërave deri në fund”

mergata.eu

Kabineti i kryetares së Kuvendit: Hoti kopjon idenë Osmanit për Darkën e Lamës

mergata.eu