Mergata News
Opinione

Koronavirusi ‘pushton’ Gjermaninë, këto janë shifrat e 24 orëshit të fundit

koronavirusi-‘pushton’-gjermanine,-keto-jane-shifrat-e-24-oreshit-te-fundit

Gjermania shënon rreth 50 të vdekur nga Covid-19 për një ditë.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 47 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,836, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 6.868 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 373.167.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

TË NGJAJSHME

Vala e dytë e COVID-19, ky është shteti i parë evropian që futet në bllokim të plotë

mergata.eu

Rreth 1 mijë raste të reja me koronaviurs në Maqedoninë e Veriut

mergata.eu

Publikohet momenti: Sulmuesit dorëzohen me duart lart para policisë

mergata.eu