Mergata News
Lajme

Konjufca thotë se Vjosa Osmani shumë shpejt do ta ushtrojë detyrën e presidentes

konjufca-thote-se-vjosa-osmani-shume-shpejt-do-ta-ushtroje-detyren-e-presidentes

Sipas Glauk Konjufcës, Vjosa Osmani shumë shpejt do ta ushtrojë detyrën e presidentes.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka komentuar se si do jetë Kosova nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet dhe i njëjti jep dorëheqje, ashti si kishte premtuar.

“Nuk kam asnjë fakt apo argument që aktakuza është konfirmuar. Unë e di që zoti Thaçi ka premtuar se do japë dorëheqje kur të konfirmohet aktakuza. Shtrohet pyetja: A mos e ka thënë që do jap dorëheqje kur të bëhet publike apo kur ta dijë vetë?”, tha ai, në Syri TV.

“Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.

TË NGJAJSHME

Lajmërohet Kadri Shala, tregon historinë e vjedhjes së dy milionë eurove, thotë se paratë iu transferuan në llogarinë e tij

mergata.eu

27 policë të prangosur dhe 55 të suspenduar për gjatë nënë muajve në Kosovë

mergata.eu

BE insiston: Kosova dhe Serbia do të bëjnë ndryshime kushtetuese

mergata.eu