fbpx
Mergata News
Lajme

Komuna e Kamenicës merr vendim: 200 euro ndihmë për prindërit pas lindjes së foshnjës

komuna-e-kamenices-merr-vendim:-200-euro-ndihme-per-prinderit-pas-lindjes-se-foshnjes

Komuna e Kamenicës merr vendim t’i ndihmojë çiftet e reja me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.

“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, tha Kastrati.

TË NGJAJSHME

Mimoza Kusari Lila i reagon Berishës pasi ky deklaroi se tezja e saj është punësuar në AKP

mergata.eu

Lista Srpska: Do e rrezojme kete qeveri KOTI dhe do e marrim shtetin na

mergata.eu

Isa Mustafa “befason“ me deklaratën e tij, Ja çka thotë ai për Bidenin!

mergata.eu