Mergata News
Mergata

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë miraton standardet për tekstet mësimore në diasporë

komisioni-i-perbashket-shqiperi-kosove-miraton-standardet-per-tekstet-mesimore-ne-diaspore

Është bërë e ditur se Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore për diasporën, i cili po mbahet prej dy ditësh në Prishtinë, ka hartuar dhe ka miratuar standardet për tekstet mësimore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, në përputhje me legjislacionet e të dyja vendeve, shkruan albinfo.ch.

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve.

“Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”, koordinohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës. /Albinfo.ch

The post Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë miraton standardet për tekstet mësimore në diasporë appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Rrëfimi i Dr. Dafina Krasniqit për sfidat gjatë ballafaqimit me Covid 19

mergata.eu

Rezultati brenda 15 minutave me testin SARS-CoV-2: Zëvendësim i RT-PCR për Covid-19

mergata.eu

Vidovdani dhe politika gjenocidale serbe

mergata.eu