fbpx
Mergata News
Sport

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Athinë

kombetarja-e-kosoves-mberrin-ne-athine

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë.

Futbollistët janë duke u akomoduar në dhomat e tyre, përpara ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Në orën 16:30, selektori Bernard Challandes pritet të ketë konferencën për shtyp, kurse në orën 18:30 futbollistët do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.

Pos mungesave në dy takimet e para këtë muaj, Kosova për ndeshjen e nesërme nuk do të llogarit në shërbimet e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, të cilët mungojnë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Sfida do të luhet nga ora 20:45.

TË NGJAJSHME

Luan Krasniqi e quan spektakolare fitoren e Haxhi Krasniqit

mergata.eu

Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv në koronavirus

mergata.eu

Ledri Vula publikon këngën për vajzën e tij

mergata.eu