fbpx
Mergata News
Opinione

Kapiteni i Kosovës reagon ashpër pas komenteve nga tifozët kosovarë: Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj komentoni

kapiteni-i-kosoves-reagon-ashper-pas-komenteve-nga-tifozet-kosovare:-mesohuni-ta-duani-vendin-tuaj,-pastaj-komentoni

Reagimi i ashpër i Amir Rrahmanit pas komenteve nga tifozët kosovarë: Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj komentoni.

Amir Rrahmani ka qenë njëra nga mungesa e mëdha të Kosovës për ndeshjen gjysmëfinale të Divizonit D në Ligën e Kombeve.

Kapiteni i Kosovës mungoi për shkak të karantinimit me skuadrën e Napolit pas rasteve me covid-19.
Për mos ardhjen e tij në grumbullim, pati shumë komente negative nga tifozët e Kosovës dhe për këtë ka shpërthyer në reagimin e tij Amir Rrahmani.
Qendërmbrojtësi prishtinas ka thënë se e gjithë skuadra e Napolit është në karantinë dhe nuk i lejohet të bëjnë as një metër larg hotelit.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija”.

Ai i ka sugjeruar komentuesve që fillimisht të mësohen ta duan vendin e tyre para se të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

TË NGJAJSHME

Rritja e rasteve me koronavirus, Italia po përgatit kufizime të reja

mergata.eu

Shkon në 62 numri i viktimave të tërmetit në Turqi

mergata.eu

Eriksen, Contes: Nuk dua të ulem në stol

mergata.eu