Shoqata kulturore “Korça” në Athinë, në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin II të konkursit për fëmijë në poezi dhe prozë të shkurtër (përrallë ose tregim ), shkruan albinfo.ch.
Së fundi këto shoqata kanë pasqyruar edhe jurin profesionale që nuk janë zgjedhur pa arsye. Sipas shoqatave të lartëpërmendura, ka folur puna, përkushtimi dhe aftësitë e secilit në fushën e letërsisë.
Kjo është juria e edicionit të 2-të të konkursit
“Merr një varg dhe eja”
Ardita Jatru (poete) Greqi
Bes Camaj (poet, lektor) Zvicër
Eleana Zhako (përkthyese) Belgjikë
Ndue Lazri (poet, gazetar, publicist) Itali
Ornela Musabelliu (redaktore, botuese) Belgjikë
Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në diasporë, nga mosha 7-15 vjeç, të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime.
Konkursi tashmë është deklaruar i hapur dhe prurjet e reja mund të dërgohen në adresën elektronike:
talentet.e.vegjel@gmail.com
Luten prindërit, mësuesit e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe të jenë përçues të këtij informacioni te çdo fëmijë të moshës 7-15 vjeç për shkak se jo të gjithë kanë akses në rrjetet internetike.
Ju mirëpresim!
The post Juria profesionale, “Merr një varg dhe eja” appeared first on Albinfo.