Mergata News
Mergata

“Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” fillojnë me turneun e shahut

“javet-e-kultures-shqiptare-ne-austri”-fillojne-me-turneun-e-shahut

Dita e diel ishte edhe dita e hapjes së „Javës së Kulturës Shqiptare në Austri“. Hapja e „Javëve të Kulturës“ filloi me turneun e shahut të organizuar nga klubi shqiptarë i shahut „Arbëria“. Pjesë e këtij turneu ishte edhe mjeshtri i madh i shahut Rainer Buhman, raporton Albinfo Austria.

E pranishme në hapjen e “Javës së Kulturës” ishte edhe kryetarja e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Kaltrina Durmishi.

Ajo foli për mbarëvajtjen e “Javës së Kulturës” si dhe theksoi se ndonëse është kohë pandemie, KKSHSHA-ja kishte guxim të organizoj aktivitete të shumta për komunitetin shqiptarë. Megjithatë, çdo vendim të qeverisë austriake theksoi ajo, duhet respektuar.

Kaltrina Durmishi, kryetare e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri

Edhe faqja e „Javës së Kulturës  „Albanische Kulturwochen“, ka njoftuar për hapjen e aktiviteteve. „Ne po e hapin „Javën e Kulturës“ me klubin e shahut „Arbëria“ dhe mjeshtërinë madh të shahut Rainer Buham“.

 

Këtë vit „Javët e Kulturës Shqiptare në Austri“ kanë filluar nga muaji tetor dhe do të përfundojnë në muajin shkurt të vitit 2021.

Për gjatë katër muajsh, do të këtë aktivitete të llojllojshme që do të prekin shijen e secilit prej komunitetit tonë në Austri.

Një nga aktivitetet kryesore do të jetë koncerti “Classic meets Ethno” me 26 tetor i cili do të gërshetoj muzikën klasike dhe atë etno, shkruan Albinfo Austria.

Në këtë koncert do të përformojnë: Flaka Goranci, mezzosoprano, Eno Peçi koreograf dhe balerinë, Rina Kaçinari, Zaimir Kabo në piano dhe me violinë, Aurel Qirjo i cili do të vij enkas nga Londra. Ky koncert ka zgjuar interesim shumë të madh të komunitetit shqiptarë saqë thuajse nuk ka vende të lira më.

Duhet pas parasysh se secili aktivitet varet edhe nga vendimet e qeverisë austriake.

Partner medial i “Javës së Kulturës Shqiptare në Austri” është albinfo.ch dhe albinfo.at në Austri.

Foto: Besim Xhelili

The post “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” fillojnë me turneun e shahut appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

MediSun GmbH kryen shërbime për persona me aftësi të kufizuara në Gjermani

mergata.eu

Të premten, në Vjenë, promovohet libri „Pranverë e helmuar“ i autorit Hazir Mehmeti

mergata.eu

Hallall buka e Kosovës, për gjithë deputetët që i thanë JOOOO, Gjykatës Speciale!

mergata.eu