Mergata News
Lajme

Ja edhe sa ditë ka afat për konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit

ja-edhe-sa-dite-ka-afat-per-konfirmimin-e-aktakuzes-nga-gjykata-speciale-ndaj-thacit-dhe-veselit

Konfirmimi i aktakuzës nga Specialja ndaj Thaçit dhe Veselit, kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat.

Gjykata Speciale ka thënë që në qoftë se dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj.

Edhe tri ditë kanë mbetur deri në datën 24 tetor.

Kjo është dita kur arrihet afati ligjor që të konfirmohet ose jo aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër presidentit, Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Prokuroria në Hagë me datën 24 prill ka ngritur aktakuzë ndaj dy figurave qëndrore të UCK-së.

E gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ende nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka hedhur poshtë.

Por Dhomat e Specializuara në një përgjigje për televizionin kanë thënë që afati mund të zgjatet.

Kjo gjykatë ka cekur edhe disa rregulla që dëshmojnë zgjatjen e afatit të shqyrtimit të aktakuzës.

Avokati, Tahir Rrecaj ka thënë që ka mundësi që aktakuza ti jetë kthyer prokurorit të dhomave të specializuara për plotësim ose korrigjim që e njëjtë ti kthehet gjyqtari të procedurës paraprake.

Por Rrecaj thotë që në raste komplekse afati zgjat derisa nuk e përjashton mundësinë që aktakuza të konfirmohet e mos të bëhet publike.

Ndërkohë para një muaji në Kosovë u arrestua Sali Mustafa, ish epror i UÇK-së.

Atij ju kumtua konfirmimi i aktakuzës në ditën që u arrestua nga Policia e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

TË NGJAJSHME

Shitja e tokave për 1 euro! Naser Osmani jep shpjegimin e tij

mergata.eu

Hoti po e kërkon ndihmën e opozitës për ta zgjedhur presidentin

mergata.eu

Daut Haradinaj: Beogradit po ia bëjmë me dije se nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës

mergata.eu