Mergata News
Auto&Tech

Instagram do të fshehë disa komente në mënyrë automatike

instagram-do-te-fshehe-disa-komente-ne-menyre-automatike

Komentet do të fshihen automatikisht nga Instagrami, në një përpjekje për të dekurajuar përdoruesit që t’i postojnë ato, transmeton lajmi.net.

Instagram gjithashtu do të rrisë përdorimin e “paralajmërimeve të tij”, të cilat përpiqen ti tregojnë përdoruesit kur ata vazhdimisht po postojnë komente potencialisht fyese.

Përditësimi u zbulua si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të kompanisë për të luftuar ngacmimin në platformë.

Komentet e reja të fshehura automatikisht janë të ndryshme nga ato që shkelin udhëzimet e komunitetit të Instagram-it, të cilat ndalojnë gjithçka nga shkelja e të drejtës së kopjimit, keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes.

Ato komente që janë të fshehura mund të mos i shkelin domosdoshmërisht ato rregulla, por përndryshe janë potencialisht fyese ose negative. /Lajmi.net/

TË NGJAJSHME

Nxine ofertën që t’rehaton për sot e 700 dimra

mergata.eu

Syze VR që po ndërtohen nga Apple

mergata.eu

Apple zbulon datën e lansimit të iPhone 12

mergata.eu