fbpx
Mergata News
Vip/Kultura

Igli Mezini, artisti i suksesshëm shqiptar në Zvicër

igli-mezini,-artisti-i-suksesshem-shqiptar-ne-zvicer

Igli Mezini është balerini i suksesshëm shqiptar, i cili ka performuar në disa nga skenat më të rëndësishme të botës, transmeton albinfo.ch.

Mezini në vitin 2019 i bashkohet kompanisë së Baletit “Linga” në Lozanë. Po në të njëjtin vit, ai u zhvendos në Lucern të Zvicrës, ku ushtron profesionin si solist në Teatrin e qytetit, transmeton tutje albinfo.ch.

Duhet theksuar se Igli është diplomuar në Shkollën Profesionale Kombëtare të Baletit dhe në moshën 18-vjeçare fitoi audicionin në një nga shkollat më prestigjioze të artit në Kanë të Francës, “Rosella Hightower”. Gjatë tre vjetëve eksperiencë në Kanë performon në disa skena të rëndësishme të botës, si; Itali, Austri, Spanjë, Turqi, Kolumbi, Australi, Gjermani, Hong Kong, Pekin, Singapor e të tjera. Në vitin 2014 ai fillon si solist në Teatrin shtetëror të Wiesbaden, Gjermani. Nga viti 2018 i bashkohet kompanisë prestigjioze të Angjelin Preljocaj në Jug të Francës. Gjithashtu, bëhet pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër të xhiruar në Marsejë.

Ai ka udhëtuar në çdo cep të botës dhe ka shkelur mbi dhjetëra skena të njohura, duke përçuar përmes lëvizjeve ndjesi të mëdha te spektatorët e shumtë. “Sydney Opera House”, “Cultural Center Hong Kong”, apo “Teatro Mayor Bogotá”, janë vetëm disa nga skenat ku balerini 27-vjeçar, Igli Mezini, ka kërcyer duke rrëmbyer duartrokitje pa fund. Stacioni i radhës është Zvicra, ku prej kohësh ai po punon dhe jeton, duke përfaqësuar kulturën dhe artin shqiptar. /Albinfo.ch

The post Igli Mezini, artisti i suksesshëm shqiptar në Zvicër appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Martohet këngëtari Burim Hoxha, dalin pamjet e dhëndërit me nusen

mergata.eu

Do të befasoheni, kështu dukej Elita para 10 viteve

mergata.eu

Do të befasoheni, kështu dukej Arta Nitaj dikur

mergata.eu