fbpx
Mergata News
Lajme

Hyseni tregon versionin e ngjarjes për vjedhjen e një çante me dokumente e para në Bruksel

hyseni-tregon-versionin-e-ngjarjes-per-vjedhjen-e-nje-cante-me-dokumente-e-para-ne-bruksel

Skender Hyseni tregon versionin e ngjarjes për vjedhjen e një çante me dokumente e para në Bruksel.

Gjatë ditës së sotme në media u publikua lajmi se delegacionit kosovar për bisedime Kosovë-Serbi, në njërën prej vizitave në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumete konfiedenciale.

Pak minuta pas këtij raportimi, u lajmërua anëtari i këtij ekipi, Muhamet Mustafa, i cili mohoi se në Bruksel u vodhën dokumente të shtetit, ai tha se çanta iu vodh atij në të cilën kishte dokumente personale dhe të holla.

Por, para reagimit të tij, Gazeta Express ka kontaktuar me koordinatorin shetetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, për të mësuar versionin e palës kosovare për këtë ngjarje.

Në një bisedë telefonike Hyseni ka deklaruar se lajmi për vjedhjen e çantës me dokumente të shtetit “është spekulim i pakrypur”.

“Kjo është tërësisht e pavërtetë, një spekulim i pakrypë, asnjë dokument konfidencial i delegacionit shteteror të Kosovës nuk është vjedhur asjëherë askund. Në delegacion kanë qenë pesë veta, sa i përket delgacionit është spekulim i kulluar, asnjë dokument konfidencial i delegacionit nuk është vjedhë, për çdo gjë tjetër mund ta kontaktoni Muhamet Mustafën, sepse ai nuk e ka mbajtur të fshehtë që i janë vjedhur do të holla”, tha Hyseni për Express.

Ndërsa, anëtari i këtij ekipi Muhamet Mustafa tha se vjedhja është personale, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me dokumentet e shtetit.

Në reagimin e tij në Facebook, Mustafa shkroi se dokumentet i janë kthyer më vonë ndërsa të hollat jo.

“Mua me ka ndodhur te humbi ( ose te me vidhet) canta ku kam pase dokumente personale dhe te holla. Pas nje kohe dokumentet jane kthye, por te hollat jane marre. Pra eshte nje rast i nje humbje personale dhe nuk ka asgje te beje me delegacionin, tentimet qe nga kjo te ndertohet nje “skandal” jane apsurde”, tha ndër të tjera ai.

TË NGJAJSHME

‘Avullimi’ i dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura

mergata.eu

Sërbia në Zi Aleksandar Vuçiq përfundon në spital dhe ndahet lajmi i hidhur/ Pa mje eksklu zive nga spitali

mergata.eu

Analisti gjerman: Lajçaku ra në kurthin e Vuçiqit për Asociacionin që t’i lihet faji Kosovës

mergata.eu