Mergata News
Lajme

Hoxhaj thotë se Specialja nuk do të konfirmojë aktakuzën mbi Veselin

hoxhaj-thote-se-specialja-nuk-do-te-konfirmoje-aktakuzen-mbi-veselin

Enver Hoxhaj ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të konfirmojë aktakuzën mbi Kadri Veselin.

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta konfirmojë aktakuzën mbi kreun e PDK’së, Kadri Veseli.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. Në situata kritike nuk kemi qenë kundër shtetit”, tha Hoxhaj.

“Perceptimi nga mediet ka bërë që çfarëdo të themi ne duket sikur po fshehim apo po presupozojmë dicka tjetër. Nuk është opsion real dhe serioz. Nuk është qëndrim i joni zyrtar. Por nuk mund ti ndalim njerëzit që të japin mendimet e tyre. As ata brenda PDK’së. Demokracia e brendshme lejon qëndrime të ndryshme“, shtoi Hoxhaj.

TË NGJAJSHME

Pas më shumë se 10 orësh, përfundon seanca për 100 ditëshin e qeverisë

mergata.eu

ZVICRA merr vendimin e ri për shkollat, Ja detajet…

mergata.eu

Pikëlluese: Babait që i vdiqën dy djemtë në Gjermani kthehet në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike

mergata.eu