Kryeministri Hoti thotë se projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën.
Kryeministri Avdullah Hoti, ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë në njërën nga replikat që ka pasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve”, është shprehur Hoti
“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur”.
“Këto ia kemi sjell vendit. Marrëveshja e Ëashingtonit ka sjell një miliardë euro investime për pesë vjetët e ardhshme”.
Hoti ka thënë se mjete për Kosovën janë ndarë edhe nga BE në kuadër të pakos nëntë miliardhëshe si mbështetje lidhur me pandeminë.