Mergata News
Lajme

Hoti: Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, në dialog flasim vetëm për njohje

hoti:-permbajtja-e-asocacionit-eshte-e-mbyllur,-ne-dialog-flasim-vetem-per-njohje

Avdullah Hoti, ka thënë se Asocacioni i komunave serbe në Kosovë do të krijohet në parim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës thotë se ky Asocacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

“Parimet e dialogut janë të qarta. Do të flasim vetëm për njohje. E dyta, nuk të ketë prekje të sovranitetit. Njohja do të vijë në kufijtë aktual. Për këtë jemi dakorduar para ndërkombëtarëve ne dhe pala serbe”, shtoi Hoti.

TË NGJAJSHME

Polici goditi këmbësoren në Fushë Kosovë, inspektorati nis hetimet

mergata.eu

Konfirmohen edhe 337 raste të reja me koronavirus në vendin tonë

mergata.eu

Anjeza ende në gjendje kome, 3 javë pas aksidentit që pësojë në Pejë

mergata.eu