fbpx
Mergata News
Lajme

Hoti nuk mban inati me Kurtin: I uron shërim të shpejt nga covid-19

hoti-nuk-mban-inati-me-kurtin:-i-uron-sherim-te-shpejt-nga-covid-19

Albin Kurti sot ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Edhe Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV-së, Albin Kurti pas infektimit me koronavirus.

Hoti ka lënë anash përplasjet politike, teksa me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se Kurtit i dëshiron që sa më lehtë ta kalojë gjendjen shëndetësore me COVID-19, shkruan lajmi.net.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar ai.

Para Hotit, Kurtit shërim të shpejtë i kanë uruar edhe oponentë të tjerë politik, përfshirë Daut Haradinajn e Behgjet Pacollin.

TË NGJAJSHME

Vdes nga koronavirusi profesori nga Peja

mergata.eu

PDK demanton lajmin se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës

mergata.eu

Pozhari: Sot as Rugova po të ishte gjallë nuk do ta votonte LDK-në e Isa Mustafës

mergata.eu