Mergata News
Lajme

Hoti: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me COVID-19

hoti:-mos-i-vrisni-gjysherit-tuaj-duke-u-infektuar-me-covid-19

Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një artikull të gazetës prestigjioze “The Eall Street”, ku raportohet se si vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka filluar të përhapet nga të rinjët tek të moshuarit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje.

“Mos i vr;isni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se javët e fundit, numri i të infektuarve është rritur edhe në Kosovë.

TË NGJAJSHME

Ja si do të funksionojë linja emergjente për mbushjen e Liqenit të Badocit

mergata.eu

Bill Gates parashikon se kur do të ndodh pandemia e ardhshme

admin

PDK: Shkarkimi i Rashit Qalajt është hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të Policisë

mergata.eu