Mergata News
Mergata

Hilmi Gashi zgjidhet asamblist në Muri-Gümligen për Partinë e Gjelbër

hilmi-gashi-zgjidhet-asamblist-ne-muri-gumligen-per-partine-e-gjelber

Në zgjedhjet që janë mbajtur sot për Asamblenë e Komunës Muri-Gümligen, Partia e Gjelbër (GPS) ka fituar një numër të konsiderueshëm votash. Ato janë “përkthyer” në 5 asamblistë, në mesin e të cilëve është edhe veprimtari dhe sindikalisti i njohur shqiptar, Hilmi Gashi.

Këtë arritje e bën të ditur Gashi përmes një postimi të tij në facebook.

“Partia e gjelbër e Muri-Gümligen, në Kantonin e Bernës ka fituar pesë mandate në parlament të komunës. Në mesin e të zgjedhurve jam edhe unë. I falënderoj të gjithë votuesit për besimin e dhënë! Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!”, shkruan Gashi, transmeton albinfo.ch.

Hilmi Gashi është një veprimtar i dëshmuar në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ai është angazhuar prej shumë vitesh në Partinë e Gjelbër dhe në sindikatën Unia, shkruan albinfo.ch. Në këtë të fundit, që është sindikata më e madhe e Zvicrës, Hilmi Gashi mban pozitën e lartë të përgjegjësit për migracion, në nivelin federal.

Partia e Gjelbër, si rezultat i rritjes së vetëdijesimit ekologjik në Zvicër, ka disa vite që është në ofansivë dhe po rritet me të madhe, si në nivel federal, ashtu dhe në atë kantonal dhe komunal.

Suksesi i saj i arritur në komunën Muri-Gümligen është edhe një tregues për këtë rritje.

The post Hilmi Gashi zgjidhet asamblist në Muri-Gümligen për Partinë e Gjelbër appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Me rastin e përafrimit politik të Kosovës me Izraelin!

mergata.eu

Artistët shqiptarë në Vjenë, koncert për nder të Festës Kombëtare të Austrisë

mergata.eu

Furra e parë shqiptare në München

mergata.eu