Mergata News
Lajme

Haxhiu thotë se ndërkombëtarët nuk mund t’i kërkojnë Vetëvendosjes krijimin e “Asocacionit”

haxhiu-thote-se-nderkombetaret-nuk-mund-t’i-kerkojne-vetevendosjes-krijimin-e-“asocacionit”

Haxhiu ka thënë se ndërkombëtarët nuk mund t’i kërkojnë Vetëvendosjes krijimin e “Asocacionit”.

Ish-ministrja a Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kundërshtimin që i ka bërë Vetëvendosje, ka thënë se deklarata e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutës nuk ka qenë për ta e befasishme.

“Nga viti 2013 kur në kuvend ka ardhur marrëveshja e parë LVV kishte paralajmëruar për pasojat. Në atë kohë patëm thënë se “Zajednica” shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra ngritja e një pushteti të tretë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se është vetëm Lëvizja Vetëvendosje që si parti e kishte dërguar në Kushtetuese këtë marrëveshje por në fillim kjo kishte refuzuar për ta shqyrtuar këtë ankesë me pretendimin se nuk merret me marrëveshjet ndërkombëtare.

“Më pas marrëveshjen e vitit 2015, Kushtetuesja konstaton se ka shkelje të Kushtetutës me atë marrëveshje dhe krijohet një pushtet i tretë. Në Kosovë vetëm Vetëvendosjes ndërkombëtarët nuk mund t’i kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit”, ka thënë Haxhiu.

TË NGJAJSHME

Ky është Samedin Mehmeti , personi qe mori drejtimin e Policisë në vend të Qalajt

mergata.eu

Vetëvendosje kërkon zgjedhje para propozimit të emrit për President

mergata.eu

Policia gjobiti 943 persona që nuk respektuan masat anti-COVID

mergata.eu