Mergata News
Lajme

Haradinaj-Stublla zhvillon bisedë me homologun kanadez, tregon për çka u diskutua

haradinaj-stublla-zhvillon-bisede-me-homologun-kanadez,-tregon-per-cka-u-diskutua

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një telefonatë me homologun kanadez François-Phillipe Champagne.

Haradinaj-Stublla tha se diskutuan për momentumin e rëndësishëm të krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspiratën e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situatën me pandeminë.

“Në një telefonatë shumë miqësore me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. Champagne, theksova rëndësinë e lartë që Kosova i kushton lidhjes Trans-Atlantike, duke shprehur mirënjohjen e lartë të Kosovës për miqësinë me Kanadanë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Ministri kanadez Champagne nga ana e tij i konfirmoi homologes Haradinaj-Stublla miqësinë e qëndrueshme të Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

TË NGJAJSHME

A do të ketë borë në Kosovë, ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

mergata.eu

Kryetarja e Kuvendit flet pas takimit me Miroslav Lajçak: Asocacioni vetëm sipas vendimit të Kushtetueses

mergata.eu

Eksperti Amerikan me fjalë të mëdha për Vjosën, Ajo duhet të drejtojë shtetin në 5 vitet e ardhshme!

mergata.eu