Mergata News
Lajme

Haradinaj-Stublla bisedon me homologun egjiptian, dakordohen për ndërtimin e lidhjeve diplomatike

haradinaj-stublla-bisedon-me-homologun-egjiptian,-dakordohen-per-ndertimin-e-lidhjeve-diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm nga Republika Arabe e Egjiptit, Sameh Shoukry.

Kryediplomatja ka falënderuar ministrin Shoukry për njohjen e Kosovës nga Egjipti të bërë në vitin 2013, njofton Klan Kosova

“Në një bisedë telefonike sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Sameh Shoukry, shpreha falënderimin e Kosovës për njohjen nga Egjipti në vitin 2013” është shprehur Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja ka thënë se bashkë me ministrin Shoukry janë dakorduar për të thelluar edhe më tej lidhjet mes dy shteteve edhe në aspektin politik e edhe në atë diplomatik.

“Diskutuam gjendjen e raporteve bilaterale, dhe u dakorduam për të ndërtuar lidhjet tona në një nivel më të lartë të bashkëpunimit politik e diplomatik.” ka theksuar Haradinaj – Stublla.

Nga ana tjetër ministri Shoukry ka shprehur përkrahjen e Egjiptit ndaj përpjekjeve të Kosovës për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar bazuar në parimet e së drejtës, dhe zgjerimit të diametrit të paqes dhe sigurisë në rajon.

TË NGJAJSHME

Ja ku ishte Haki Rugova kur e telefonuan për ta arrestuar!

mergata.eu

Ibrahim Kelmendi publikon fakte “trondí tese“ për Rexhep Selimin

mergata.eu

GODET” Valon Syla: Albin Kurti s’ka njohuri për asgjë dhe është një dyftyrësh

mergata.eu