A do të bëhet president? Kjo është përgjigjja e Ramush Haradinajt.
Ish-kryeministri që po synon postin e presidentit nuk dha përgjigje konkrete për këtë ambicie të tij.
“Nuk e kam përgjigje në këtë temë”, tha Ramush Haradinaj në një prononcim për media këtë të premte.
Gjithashtu, ai nuk tregoi nëse do të dalin ose jo nga koalicioni nëse nuk bëhet president.
“Nuk jemi në këtë klimë të daljes dhe të hyrjes. Jemi në punë për të përkrahur vendin. Për temën e presidentit do ta gjejmë një zgjidhje të duhur për vendin”.
Në takimin me partnerët e koalicionit, Haradinaj tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.