fbpx
Mergata News
Sport

Hallakamë pas përfundimit të ndeshjes, çka ndodhi me Messin në Bolivi?

hallakame-pas-perfundimit-te-ndeshjes,-cka-ndodhi-me-messin-ne-bolivi?

Incident në fund të ndeshjes, Messi në qendër të vëmendjes.

Argjentina mbrëmë në La Paz festoi kundër Bolivisë me 2: 1 dhe kështu me dy fitore hapi kualifikimet për Kupën e Botës në Katar në 2022.

Argjentinasit festuan pas një kthesë me golat e Lautaro Martinez dhe Correa, dhe pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një incident.

Kishte shumë zhurmë, ku në qendër të vëmendjes ishte Messi, i cili kishte diçka për t’i thënë kapitenit të ekipit vendas Moreno.

Messi pësoi provokime të ndryshme gjatë ndeshjes, kështu që në fund vendosi të lajë hesapet me anëtarët e ekipit kombëtar bolivian. Kishte sharje dhe fyerje nga të gjitha anët, asgjë e pazakontë për klimën e futbollit të Amerikës së Jugut.

Pas disa minutash debate të nxehta, tensioni u qetësua, Messi dhe ekipi i tij festuan triumfin që ishte i vështirë të arrihej.

TË NGJAJSHME

E papritur, Eriksen po largohet nga Inter

mergata.eu

Eriksen i inatosur: Pyesni Conten pse unë nuk luaj

mergata.eu

Ky ishte reagimi i Muriqit pas debutimit në Ligën e Kampionëve me Lazion

mergata.eu