fbpx
Mergata News
Bota/Rajoni

Grenell flet për gjendjen shëndetësore të Trumpit

grenell-flet-per-gjendjen-shendetesore-te-trumpit

Grenell flet për gjendjen shëndetësore të Trumpit: Mjekët s’po e lejojnë të punojë.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell ka folur për gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump, duke thënë se ai është mirë dhe se ka vetëm simptoma të lehta.

Në një prononcim për të përditshmen gjermane, “Bild”, Grenell ka thënë se shtrimi i Trumpit në spital është bërë si masë paraprake për të mos e lënë situatën të përkeqësohet. Ish-ambasadori amerikan në Gjermani tha se Trump është në disponimin më të mirë dhe se ai dëshiron të punojë, por që mjekët nuk po e lejojnë ta bëjë, transmeton Gazeta Express.

“E gjithë kjo çfarë po ndodh tani rreth presidentit Trump janë masa paraprake për ta parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij. Shumë njerëz që janë infektuar me virusin corona kanë pak simptoma. Megjithatë, ekziston një përqindje e vogël e atyre që kanë një formë më të rëndë të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse monitorohet gjendja e Trump”, tha Grenell.

Ai tha se shumë informacione në lidhje me shëndetin e presidentit të SHBA’së nuk janë të vërteta.

“Presidenti është i përqendruar të punojë për popullin amerikan. Ai është një udhëheqës shumë i fortë. Ai ka vetëm simptoma të lehta dhe kjo është arsyeja pse disa histori që nuk korrespondojnë me të vërtetën nuk duhet të inkurajohen në publik”, ka thënë Grenell.

Para tri ditësh, presidenti amerikan njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Melania kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

TË NGJAJSHME

Rritje e frikshme e të infektuarve në 24 orët e fundit në Gjermani

mergata.eu

Vijon rritja e numrit të infektimeve me koronavirus në Itali

mergata.eu

U infektua me koronavirus, kjo është gjendja e presidentit Trump

mergata.eu