Gjyqtari më i mirë shqiptar me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj vazhdon ta ndajë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të fundit, Zogajt këtë herë i është besuar drejtësia në stadiumin e famshëm “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve nga e cila, Barcelona do të ndeshet me Ferencvarosin.
Gjyqtari i njohur Zogaj do të ketë edhe një përvojë të re për herë të parë në nivelin e grupeve.
Duhet theksuar se Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. /Albinfo.ch.
The post Gjyqtari nga Kosova ndanë drejtësinë në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.