Mergata News
Lajme

Gjykata serbe ia vazhdon Mehmetajt paraburgimin edhe për një muaj, flasin familjarët e tij

gjykata-serbe-ia-vazhdon-mehmetajt-paraburgimin-edhe-per-nje-muaj,-flasin-familjaret-e-tij

Nezir Mehmetajt i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj nga gjykata serbe.

Gjykata serbe ka marrë vendim që Nezir Mehmetajt t’ia vazhdojë paraburgimin edhe për një muaj.

Kosovari që jetonte prej kohësh në mërgim është arrestuar në janar të këtij viti dhe akoma ndodhet në paraburgim në Serbi.

Siç i kanë thënë vëllait të tij, Valon Mehmetajt, Neziri do të paraqitet në gjykatë gjatë muajit nëntor.

“Ju ka vazhdu paraburgimi para më shumë se një jave. Tash sa i përket rastit edhe besimi u hup te ta për shkak të premtimeve të kota. Kanë thanë që ka me dal para gjyqit në nëntor, po kurgjë të sigurt e as me shkrim s’ka, vetëm me fjalë”, tha Mehmetaj.

Ai tha se për këtë rast janë dëmtuar financiarisht si dhe shteti nuk i ka dhënë përkrahje.

“Ne po mundohemi me gjetë mbështetje, shteti jonë s’na ka dhënë përkrahje konkrete vetëm fjalë, edhe fnanciarisht jemi dëmtuar shumë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Nezir Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Më 5 janar, atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Lajmin e pati bërë të ditur vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj.

“Vëllain tonë dhe vëllain tuaj sot gjykata e Serbisë e ka dënuar me 30 ditë paraburgim, apelojmë te institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë çështje që ai të lirohet sa më pare”, ka shkruar ai në një status në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

I njëjti ka njoftuar se tri herë është hedhur poshtë kërkesa për lirimin e Nezir Mehmetajt dhe ka kërkuar përkrahje edhe nga Presidenti Thaçi, duke i kushtuar një status në Facebook me të gjitha kërkesat e familjes.

Familja Mehmeti po ashtu kërkon që të bëhet ekstradimi i djalit të tyre në mënyrë që gjykimi të bëhet nga gjykatat në Kosovë.

Por edhe pas 2 muajve, ai as nuk është liruar dhe as nuk është ekstraduar në Kosovë.

Nezir Mehmetaj kishte pritur që do të lirohet më 28 shkurt ose më 2 mars, por atij i ishte shtyrë masa e paraburgimit të paktën edhe për 30 ditë.

TË NGJAJSHME

Eskalon beteja mes partnerëve, AAK e akuzon LDK-në korrupsionin

admin

Lutfi Haziri: Ju betohem se LDK do të dalë më e fortë!

mergata.eu

LAJMI FUNDIT: Vjen një lajm i mirë nga Gjykata Speciale

mergata.eu