fbpx
Mergata News
Lajme

Gjermania vendos rregulla të reja për Gurbetqarët që vijnë në Vendlindje…

Gjermania ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë për pushime në Vendlindje.Ambasada në Gjermani njoftoi të premten se qytetarët që kthehen nga Kosova, duhet të izolohen për 10 ditë si dhe para udhëtimit duhet të bëjnë regjistrimin elektronik.

“Me ras tin e hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me pas iguri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit, duhet të izoloheni për 10 ditë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kosova, nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me pasiguri të lartë për përhapje të pandemisë C0víd- 19 dhe për këtë arsye, duhet paralajmëruar udhëtimi.

“Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se:

Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë”, thuhet tutje një njoftim.
Kosovarët në Gjermani duhet të kenë parasysh se në ra st se vendoset ndonjë ma se në kohën sa janë në vendlindje, atëherë ambasadat dhe konsullatat e Gjermanisë nuk mund t’u vihen në ndihmë.

“Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjekësore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Co vîd 19”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka dhënë edhe disa këshilla për ata që marrin pasigurin të vijnë nga Gjermania në Kosovë për pushime.
“Duhet që para udhëtimit të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit. Pas hyrjes në Gjermani të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj.

TË NGJAJSHME

Në prag të zgjedhjeve, Grenell ka një thirrje për komunitetin shqiptar në Amerikë

mergata.eu

Shtetasit e këtyre 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

mergata.eu

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim- shi e rënie temperaturash

mergata.eu