fbpx
Mergata News
Lajme

GJERMANI Pritet ky Vendim i ri për Fundvit, Ja çfarë do të ndo dhe

Gjashtëmbëdhjetë shtetet federale të Gjermanisë planifikojnë të lejojnë tubimet deri në 10 njerëz gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Me këtë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, do të ofrohej një relaksim i kufizimeve të vendosura për shkak të cor onavir usit për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku, tregoi një projekt propozim të martën.

Siç thuhet më tej, kryeministrat e shteteve do të diskutojnë planet e tyre me Kancelaren Angela Merkel të mërkurën.
Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller, i tha televizionit ARD se ishte i bindur se mas at, për të cilat është rënë dakord nga udhëheqësit të hënën vonë, do të miratohen.

Gjermania mbylli baret, restorantet dhe vendet e argëtimit më 2 nëntor për një muaj.
Shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura ndërsa tubimet private janë kufizuar në maksimum 10 persona nga dy familje.
Sipas planeve të reja, tubimet private do të kufizoheshin në një maksimum prej pesë personash deri në periudhën e Krishtlindjes.

TË NGJAJSHME

Vjen Lajmi i Fundit nga Specjalja për Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin

mergata.eu

Specialja vjen me një njoftim shumë të rëndësishëm që lidhet me fatin e Thaçit dhe të tjerëve!

mergata.eu

Flet drejtori i Thesarit për vjedhjen 2 milionëshe: Është veprim individual

mergata.eu