fbpx
Mergata News
Lajme

Gecaj i LDK-së e quan Vjosa Osmanin parazite: Ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e vet

gecaj-i-ldk-se-e-quan-vjosa-osmanin-parazite:-ngritet-politikisht-duke-demtuar-shtepine-e-vet

Shefi i stafit të Agim Veliut e quan Vjosa Osmanin parazite: Ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e vet.

Bajram Gecaj, Shef i Kabinetit të Ministrit Agim Veliu, e ka quajtur parazite Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka rikujtuar një deklaratë të Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, i cili kishte thënë se nevojiten politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm ankohen, duke aluduar kështu për Osmanin.
Sipas Gecajt, Osmani po dëshiron të ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e saj.

“Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! E këta që ankohen nuk mund të radhisin bash asnjë kontribut të vetëm domethënës për vendin e tyre, pos faktit që e tërë veprimtaria dhe ngritja e tyre politike ishte duke e dëmtuar shtëpinë e vet!”, ka shkruar Gecaj.

TË NGJAJSHME

Mihrije Braha dhe Naim Abazi izolohen në shtëpi, zbulohet arsyeja

mergata.eu

Bulliqi i gëzohet caktimit të zgjedhjeve në Podujevë: Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm

mergata.eu

Sylë Tahirsylaj tregon se kur pritet të bie borë në Kosovë

mergata.eu