fbpx
Mergata News
Sport

Gareth Bale ia bën sefte, shënon golin e fitores për Tottenhamin

gareth-bale-ia-ben-sefte,-shenon-golin-e-fitores-per-tottenhamin

Gareth Bale ia ka bërë sefte në fanellën e Tottenhamit.

Uellsiani ka shënuar golin e parë me në epokën e dytë me ekipin e Jose Mourinhos.

Ai ka realizuar në fitoren e vështirë të Tottenham 2-1 në shtëpi ndaj Brighton & Hove Albion.

Ishi i Realit hyri në lojë në minutën e 70’ dhe pas vetëm tre minutave në fushë, iu gjend më së miri ekipit të tij në momente të vështira, duke shënuar një gol të bukur me kokë për 2-1, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Në këtë gol asistoi Sergio Reguilon, që po zhvillon një sezon shumë pozitiv.

Golin tjetër për Tottenhamin e shënoi Harry Kane nga penalltia në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Tottenham ka rrëmbyer pozitën e dytë me 14 pikë të grumbulluara, vetëm dy më pak se Liverpooli.

TË NGJAJSHME

Kaq mijëra franga ka paguar Loredana deri tash për ta hequr qafe prokurorinë

mergata.eu

Ndeshja Bayern Munich – Atletico Madrid, këto janë notat e lojtarëve

mergata.eu

Këta janë 11 lojtarët e famshëm që rezultuan pozitivë me koronavirus

mergata.eu